
Abdixhiku priti në takim grupin e qytetarëve për mbrojtjen e Badovcit
12 shkurt 2020
| 16:35
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të mërkurën, ka pritur në takim grupin e qytetarëve për mbrojtjen e liqenit të Badovcit.
Bashkë me ekspertët përkatës nga ministria, Abdixhiku ka pranuar të gjitha shqetësimet e kësaj iniciative qytetare, që po kundërshtojnë ndërtimin e shtëpive të banimit në afërsi të liqenit.
Ai i siguroi përfaqësuesit e këtij grupi, se do të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas kompetencave, në përputhje me ligjet në fuqi, lidhur me kërkesat e parashtruara.