
Abdixhiku promovon bashkëpunimin me biznese për ndërtimin e ekonomisë së Kosovës
20 dhjetor 2024
| 21:25
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë një pjesë të fjalimit që ka mbajtur në takimin me 150 biznese në vend.
Ai ka thënë se do të takohet me biznese pavarësisht fjalëve dhe se do ta ndërtojë Kosovën me biznese, shkruan Reporteri.net.
“Me njerëz të ndershëm, punëtorë, inovatorë e kreativë – ata që ëndërrojnë vërtet për një Kosovë që lundron në nivele krejt të tjera të zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Abdixhiku.