Abdixhiku: Propozova 26 janarin si datë të zgjedhjeve të ardhshme

31 korrik 2024 | 16:27

Për takimin me presidenten Osmani ka shkruar edhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Edhe ky si dy liderët tjerë opozitë, Krasniqi e Haradinaj, ka propozuar që 26 janari të jetë datë e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

“Sipas afateve kushtetuese, konsultimet për datën e zgjedhjeve nisin nga 26 korriku; vetëm 3 javë larg datave të darkave joformale. Ky fakt, në vete, e bën, edhe një herë, përpjekjen e shpërbërjes së Kuvendit e kështu të heqjes së përgjegjësisë nga Qeveria populliste krejt të panevojshëm dhe të dëmshëm. Meqë, sipas përcaktimeve të afateve kushtetuese, në dispozicion na u ofruan katër data, ato të 26 janarit, 2 shkurtit, 9 shkurtit e 16 shkurtit; dhe në vijë me bindjet politike të Lidhjes Demokratike – se vendit i duhet sa më parë një Qeveri e re, që parandalon zhbërjen e shtetit, shëron polarizimin shoqëror, rikthen orientimin pro-perëndimor e fokusohet në zhvillim e mirëqenie qytetare, propozova datën 26 janar 2025 si datë të zgjedhjeve të ardhshme. Zgjedhjet për LDK-në janë gjithmonë festë!”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur të mërkurën takim…