Abdixhiku: Pushteti tani që i ka të gjitha, nuk guxon të sillet si opozitë
Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar zhvillimet politike që ndodhën sot në Kuvendin e Kosovës.
Ai po ashtu foli edhe për largimin nga salla të deputetëve të LDK-së, pasi shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi iu është ndalur fjala.
Abdixhiku thotë se të mos jepet fjala për një mocion procedural është e paarsyeshme.
“Kam kuptuar se fjala është kërkuar përmocion procedural, dhe është totalisht e paarsyeshme që s’jepet fjala për mocion procedural. Pushteti tani që i ka të gjitha nuk guxon të sillet si opozitë. Kur kjo lëvizje e ka shumicën, për çka frikësohet, nga argumentet”, tha Abdixhiku në Rubikon.
Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci ia ka ndalur fjalën shefit të Grupit Palramentar, Arben Gashi, i cili po ankohej lidhur me hapësirën e parabartë që sipas tij kryesuesja e Kuvendit po ua ofron ministrave dhe deputetëve.
Kujtojmë se sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ka pasur përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe atyre të VV-së. /Express/