Abdixhiku: Qytetarët ta dëgjojnë nga Kurti a po e legalizon Serbia ndikimin në Kosovë
21 qershor 2022
| 17:18
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë për faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore.
Në llogarinë e vet në “Facebook”, Abdixhiku ka shkruar se kryeministri Albin Kurti marrëveshjet e arritura në vitin 2013 dhe 2015 i kishte cilësuar si marrëveshje që legalizojnë ndikimin e Serbisë në Kosovë.
Në këtë kontekst, Abdixhiku ka thënë se sot qytetarët e Kosovës duhet ta dëgjojnë nga Kurti se a do ta legalizojnë këto marrëveshje ndikimin e Serbisë në Kosovë, pasi janë pranuar pa asnjë ndryshim.