Abdixhiku, qytetarëve që gjenden jashtë Kosovës: Po patët mundësi, kudo që jeni në botë, qëndroni në shtëpi

27 mars 2020 | 12:23

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, e ka vlerësuar si mision të përfunduar kthimin në Kosovë të 55 qytetarëve nga vende të ndryshme të botës, në kohën kur të gjitha shtetet janë duke u ballafaquar me Covid-19.

Ai ka bërë me dije se të kthyerit janë dërguar në karantinë ku do të qëndrojnë për 14 ditë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

“I lus shtetasit e Kosovës që nuk kanë urgjencë kthimi të mos paraqiten në ambasadat tona nëpër botë. Si shtet i ri kemi nevojë për ndihmën tuaj; për durim. Po patët mundësi, kudo që jeni në botë, qëndroni në shtëpi”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Mission complete!

Edhe 55 qytetarë tanë – nga vende të ndryshme të botës – i kthyem sot në Kosovë. Familjarë, gra, burra, të moshuar, mirë se vini në shtetin tuaj. Të njëjtit u vendosën në Qendrën e Karantinës për 14 ditë. Aty do të kenë kujdesin e mjaftueshëm për qëndrim.

Si ministër në detyrë do të vazhdoj koordinimin institucional të kthimit deri në momentin e fundit. I falënderojë të gjithë të angazhuarit në ministrinë tonë, ata në diplomaci, polici, shëndetësi e ushtri që mundësuan këtë kthim. Po i jepni kuptim shtetit.

I lus shtetasit e Kosovës që nuk kanë urgjencë kthimi të mos paraqiten në ambasadat tona nëpër botë. Si shtet i ri kemi nevojë për ndihmën tuaj; për durim. Po patët mundësi, kudo që jeni në botë, qëndroni në shtëpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke e parë situatën ekonomike të krijuar pas shpërthimit të…