Abdixhiku: Rajoni i Llapit tradicionalisht ka qenë bastion i fuqishëm i LDK-së

18 gusht 2021 | 13:28

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar strukturat e LDK-së në Podujevë.

Me këtë rast, ai ka thënë se rajoni i Llapit tradicionalisht ka qenë bastion i fuqishëm i kësaj partie.

“Rajoni i Llapit tradicionalisht ka qenë bastion i fuqishëm i Lidhjes Demokratike, andaj në zgjedhjet e 17 tetorit jemi të bindur në fitoren e madhe në Podujevë. Qyteti i bukur i Podujevës, ka qenë dhe do të mbetet kala e pamposhtur e LDK-së”, ka thënë ai.

Në njoftimin për medie të LDK-së është thënë se në takimin me strukturat ai ka diskutuar edhe për organizimin dhe mobilizimin e degës për zgjedhje lokale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej muajsh e ardhmja e Ronaldos te Juventusi ka qenë…