Abdixhiku: Rikthimi jonë i madh tashmë po ndodhë dhe s’ka asgjë që e ndalë

06 shkurt 2025 | 15:04

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se kanë pritur gjatë për këtë ditë, për rikthimin e madh të LDK-së.

Sipas tij, ky rikthim tashmë po ndodhë dhe s’ka asgjë që e ndalë.

“Po ndodhë, në një moment kritik për vendin. Për familjet tuaja, për rininë tonë, për qytetarët tanë. Jemi në një momentum të shkëlqyeshëm politik. Këtë e vërejmë në takime me ju. E kemi të qartë thirrjen tuaj. E kemi të qartë dhe nevojën e madhe të vendit për ndryshim rrënjësor, në mënyrën se si bëjmë politikë, në mënyrën se si zhvillojmë projekte, në mënyrën se si kujdesemi për njerëzit tanë, e mbi të gjitha, në drejtimin e vendit drejt rrugëtimit tonë identitar, drejt familjes euroatlantike. Aty është destinacioni jonë”, ka thënë Abdixhiku gjatë tubimit në Istog.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për dy ditë me radhë, pilotët e Ferrarit, Charles Leclerc…