Abdixhiku: ‘Rruga e re’ po merr formë çdo ditë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar sot udhëheqësit, pronarët e themeluesit e 100 bizneseve më të mëdha në vend.
Ai ka thënë se këta janë taksapaguesit e punëdhënësit më të mëdhenj në shtet.
“Kolektivisht kontribuojnë në 80% të ekonomisë së vendit tonë – dhe kjo flet mjaftë për këta patriotë modern. Pjesëmarrja e lartë e tyre në këtë takim përveç se vlerë dhe nder, ishte shenjë e përgjegjësisë që ‘Rruga e re’ çdo ditë po merr. U bashkuam sonte, si pjesë e platformës diskutuese ‘Rruga e re’ për të folur hapur mbi gjendjen e rëndë politike dhe ekonomike në vend; mbi sulmet e paprecedneta e kërcënimet e pakuptimta të politikës ndaj njerëzve që krijojnë vlerë, punësim e zhvillim”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.
Ai ka theksuar se vullneti i tyre si LDK është i paepur, ndërsa ‘Rruga e re’ po merr formë çdo ditë.
“Së shpejti me platformë të detajuar mbi çdo hap që vendi ynë duhet të merr”, ka shkruar Abdixhiku.