Abdixhiku: Rugova, shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës
Kreu i LDK-së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe te varri i ish-pesidentit Ibrahim Rugova, në përvjetorin e 19 të vdekjes.
Abdixhiku ka thënë se në këtë 19 vjetor kujtojmë që rrugëtimi për liri dhe pavarësi e demokraci të një Kosove të pavarur dhe sovrane të anëtarësuar në NATO, BE e miqësi të përhershme me SHBA është domosdoshmëri e kohës.
“Atit themeltar të Republikës së Kosovës njeriu që më urtësi, kokëfortësi me mburrje i priu popullësisë së Kosovës në një periudhë të vështirë ,krijoi aleanca ndërkombëtare dhe arriti që çështjen e Kosovës dhe kauzën e popullit të Kosovës ta bëjë çështje ndërkombëtare drejt lirisë, demokracisë, pavarësisë. Në këtë 19 vjetor kujtojmë që rrugëtimi për liri dhe pavarësi e demokraci të një Kosove të pavarur dhe sovrane të anëtarësuar në NATO, BE e miqësi të përhershme me ShBA-në është domosdoshmëri e kohës e Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku ka thënë se Ibrahim Rugova është shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, ku sipas tij ai ka prirë me dinjitet, ka arritur të krijoj shtetin e Kosovës, si dhe ka arritur të krijoj një ëndërr pas të cilës rreshtohemi të gjithë pa asnjë dallim. /EO