Abdixhiku: Sakrifica e familjes Jashari është vetë liria

06 mars 2025 | 12:21

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe në Prekaz me rastin e Epopesë së UÇK-së.

Nga Prekazi, Abdixhiku tha se sakrifica e familjes Jashari është vetë liria.

“Sot bëjmë nderime në 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, duke nderuar sakrificën e madhe sublime të familjes Jashari, të komandantit legjendar, Adem Jashari si një sakrificë përkujtimore të vet lirisë, shtetësisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës”, është shprehur Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Prekaz, në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të…