Abdixhiku shkon në Açarevë të Drenicës, qëndron në kullën e heroit Ismet Rrahmani
08 tetor 2024
| 13:29
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me deputetin Kujtim Shala kanë qëndruar të hënën në kullën e heroit Ismet Rrahmani, në fshatin Açarevë të Skenderaj.
Abdixhiku ka thënë se me këtë vizitë ka nderuar kontributin e luftëtarit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Këtë mëngjes, së bashku me Kujtimin, qëndruam në Drenicë, në Açarevë, në Kullën e Heroit Ismet Rrahmani. Aty u prita nga vëllezërit e familjarët e Heroit. Nderova kontributin e luftëtarit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe të gjithë përpjekjes popullore për liri, pavarësi e demokraci. Duke nderuar të shkuarën, bëjmë të ardhmen!”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.