Abdixhiku shkon për ngushëllime në familjen Ademaj: Vrasja e Liridonës na ka tmerruar të gjithëve
05 dhjetor 2023
| 16:01
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shkuar te familja e së ndjerës Liridona Ademaj, e cila dyshohet se është vrarë nga një skemë që ishte përgatitur nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Duke i shprehur ngushëllime familjes të së ndierës, i pari i LDK-së ka thënë se ky rast ka tronditur Kosovën.
“Vrasja e Liridonës na ka tmerruar të gjithëve. Në emër të LDK-së i shpreh ngushëllime familjes, të afërmve e shoqërisë”, është shprehur Abdixhiku, sipas njoftimit për media të LDK-së.
Për vrasinë e Liridonës deri me tani janë të dyshuar ish-burri i saj, Naim Murseli, Granti Plava dhe Kushrim Kokalla.
Të dielën, të treve, gjykata ua ka caktuar nga 30 ditë paraburgim.