Abdixhiku: Shteti ka bllokuar investimet kapitale e bizneset janë në vështirësi ekonomike

09 tetor 2022 | 15:57

Qeveria e Kosovës ka bllokuar investimet kapitale dhe bizneset janë në vështirësi ekonomike.

Kështu është shprehur në Facebook kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku gjatë vizitës në një biznes në Pejë për të shtuar se nga kjo gjendje humbësit kryesorë janë punëtorët.

“Ikja është problem kombëtar, dhe me siguri, me krizën e rëndë ekonomike në vend jo çdo biznes ka rritjen e pagave si mundësi – por zhvillimi ekonomik i yni arrihet njëmendtë kur shteti punon – për dhe me – sektorin privat, e ky i fundit – për dhe me – punëtorët që ka. Kur shteti nuk mbështetë njerëzit e vet – bizneset që ka – as këta të fundit s‘kanë se si t’i mbështesin punëtorët e vet. Në këtë cikël destruktiv, humbasim të gjithë”, ka shkruar Abdixhiku.

“Shteti ka bllokuar ekonominë dhe investimet kapitale; bizneset së këndejmi janë në vështirësi; e punëtorët e vendit – njerëzit tanë – humbasin si përfundim. Do të takojmë secilin biznes prodhues në Kosovë. Do të flasim me ta; me secilin nga ta. LDK sot po dëgjon. Nesër, me njerëzit më profesionistë e më të mirë të vendit, do t’i japim zgjidhjet e domosdoshme për ta, punëtoret e tyre dhe për vet shtetin”, ka përfunduar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës ka pasur fat në shortin e tërhequr…