Abdixhiku: Shteti po na thërret si pasardhësit e Ibrahim Rugovës
Lumir Abdixhiku, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, ka takuar sonte qytetarët e fshatit Sekiraçë të Komunës së Podujevës.
Nga aty, ai ka thënë se “shteti po na thërret, që si pasardhësit e Rugovës ta bëjnë ndryshimin më 9 shkurt”
Sipas të parit të LDK-së, qytetarët e Podujevës kanë përjetuar pasiguri dhe mungesë të rezultateve, duke përmendur ikjen e tyre jashtë vendit dhe humbjen e besimit në shtet.
Ai theksoi angazhimin e partisë së tij për forcimin e shtetit dhe ftoi qytetarët të bashkohen dhe të mbështesin partinë në zgjedhjet e ardhshme, duke nënvizuar numrin 124 si simbol të fitores.
“Nuk kam çfarë t’iu flasë në katër vitet e shkuara Podujeva e ka pasqyrën më të qartë si nga niveli qendror edhe ai lokal. Si pak komuna në Kosovë, keni pasur rastin të shihni në plotni forcën e shtetit pa arsye se çka do të bëhet apo na pengoj apo jo”, tha ai.
Abdixhiku tha se shteti e thërret elektoratin e LDK-së që ta “shpëtojë Kosovën”.
“I keni keni dhënë besim të plotë në të dy nivelet dhe këto katër vite i keni ndjerë rezultatet edhe në biznes edhe në familje, policët, mjekët, ushtarët dhe mbi të gjitha ata që po e lëshojnë Kosovën për ditë”.
“Kjo është e pa pranueshme për shtetin e Kosovës, për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe si pasardhës politikë të doktorit Ibrahim Rugova, si besimtarë të së djathtës dhe shtetit që kemi dhënë shumë mund dhe kemi dhënë shumë kontribut, shtetit që gjendet gjaku i dëshmorëve, ky shtet na thërret tani”.
“Janë bashkëbisedimet me qytetarët edhe me tubime të mëdha e të vogla kjo LDK-ja është e juaja e keni kërkuar dhe përkujdesuni për ta tash e 35 ditë me numrin 124”, ka thënë Abdixhiku.