
Abdixhiku sot mbledh kryesinë e partisë
10 mars 2025
| 07:46
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ta do ta mbledhë kryesinë e kësaj partie.
Me anëtarët e kryesisë, Abdixhiku do të diskutojë rreth rezultatit që ka arritur LDK-ja në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Pos kësaj, aty do të diskutohen edhe tema të tjera me rëndësi, si drejtimi që do të marrë kjo parti pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja.
Kjo mbledhje pritet të nisë nga ora 14:00 dhe mbahet në selinë qendrore të këtij subjekti politik.