Abdixhiku sot takim me banorë të disa lagjeve në Prishtinë
04 shkurt 2025
| 07:56
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, sot do të zhvillojë një sërë aktivitetesh në kuadër të fushatës zgjedhore.
Në orën 15:00 Abdixhiku mban mbledhje me kryetarë të degëve të LDK-së.
Në orën 19:00 mban tubim elektoral Dega III Prishtinë te Shkolla fillore “Pavarësia”.
Pastaj në orën 20:00 takim me banorët e qytetit të vjetër të Prishtinës te Shkolla fillore “Emin Duraku”.
Ndërsa në orën 11:00 mbahet konferenca e rregullt e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Selinë Qendrore të LDK-së.