Abdixhiku: Sulmet ndaj atyre që mendojnë ndryshme janë punë e të tjerëve, ne vazhdojmë

13 gusht 2024 | 11:41

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shpërndarë një video në llogarinë e tij në “Facebook” duke thënë se janë renovuar 10 qendra shëndetësore në Prishtinë.

Ai ka shkruar se sulmet ndaj atyre që mendojnë ndryshe janë punë e të tjerëve, ndërsa do të vazhdojnë punën.

“Mirëmëngjesi ☀️ Me hapësirat e reja shëndetësore të renovuara e në renovim; 10 sosh të përfunduara deri më tani. Për konferenca me sulme ndaj mediave, bizneseve, ambasadave, gjyqtarëve, mësuesve e praktikisht secilit që mendon ndryshe, i keni ata të tjerët. Ne, ndërsa, vazhdojmë✌️”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arabia Saudite ka tentuar të joshë Vinicius Jr, por sulmuesi…