![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/meta-3.jpg)
Abdixhiku takohet edhe me presidentin Meta
25 mars 2022
| 15:30
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Ky i fundit bashkë me nënkryetarë, anëtarë të kryesisë dhe shefin e grupit parlamentar të partisë, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Tiranë.
Më parë, ata janë pritur në takim edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Gjatë ditës do të takohet edhe me ushtruesin e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj./Ksp/