Abdixhiku takohet me ambasadorin amerikan, ja për çfarë biseduan
23 maj 2024
| 14:18
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se ka zhvilluar një drekë pune me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
Ai ka thënë se për të është “kënaqësi, si gjithherë bashkëbisedimi e pajtimi për vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës, si dhe ecjen e ngushtë me ShBA-në në të gjitha rrugëtimet tona përpara!”.
“Një drekë pune e rregullt, me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Kënaqësi, si gjithherë bashkëbisedimi e pajtimi për vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës, si dhe ecjen e ngushtë me ShBA-të në të gjitha rrugëtimet tona përpara!”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.