Abdixhiku takohet me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

17 janar 2023 | 11:43

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Abdixhiku dhe Kolly biseduan për zhvillimet aktuale në vend me theks të veçantë për procesin e dialogut. Kryetari Abdixhiku rikonfirmoi qëndrimin e LDK-së që procesi i dialogut duhet të përmbyllet me marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellët.

“Gjatë takimit kryetari Abdixhiku vlerësoi lartë marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe mbështetjen që Zvicra vazhdon t’i japë Kosovës për zhvillimin dhe demokratizimin e mëtejmë të vendit tonë. Thellimi i bashkëpunimit në shumë fusha si ato arsimore, ekonomike, integruese dhe kulturore, ishin po ashtu temë diskutimi”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

 

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe njerëz të ulur

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arrestuar një grua në Prizren e cila ka ushtruar…