Abdixhiku takohet me ambasadorin italian, diskutojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit
11 nëntor 2024
| 17:10
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Në këtë takim, Abdixhiku dhe De Riu, kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, veçanërisht për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe për përgatitjet e LDK-së për këto zgjedhje.
“Kryetari Abdixhiku ka folur edhe për tubimet entuziaste pjesë e ‘Turneu i Ndryshimit’, dhe që qytetarët gjithandej Kosovës po e kërkojnë ndryshimin që LDK-ja po e ofron. Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e vendit dhe angazhimin e LDK-së për të ofruar alternativa të besueshme dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetarët tanë”, ka njoftuar LDK-ja.