Abdixhiku takohet me ambasadorin Rohde: Investimet gjermane do të trajtohen me prioritet strategjik
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Jörn Rohde.
Abdixhiku ka thënë se e ka njoftuar ambasadorin gjerman për ecurinë e fushatës elektorale të LDK-së.
Më tutje, ai është zotuar se investimet gjermane në Kosovë do të trajtohen me prioritet strategjik.
Në selinë qendrore të LDK-së, prita ambasadorin e Gjermanisë Jörn Rohde. Atë e njoftova për ecurinë e fushatës elektorale dhe momentumin e mirë nëpër të cilin po kalon Lidhja Demokratike e Kosovës në tubimet e mëdha elektorale në gjithë Kosovën! E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë; siç dhe e njoftova për projektet kryesore që do të nisim si qeveri pas datës së 9 shkurtit. Investimet gjermane, në Kosovë, do të trajtohen me prioritet strategjik”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.