Abdixhiku takohet me Angilin, kërkon që roli i Turqisë në sigurinë e Kosovës të thellohet më tutje

14 mars 2025 | 15:43

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur të premten në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Gjatë këtij takimi, sipas një njoftimi të LDK-së, Abdixhiku dhe Angili kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, në veçanti për procesin zgjedhor të 9 shkurtit dhe qëndrimet e partisë lidhur me këtë temë.

Sipas njoftimit, Abdixhiku ka kërkuar që roli i Turqisë në sigurinë e Kosovës të thellohet dhe më tutje dhe se bashkëpunimi ndërshtetëror të vazhdojë në nivelet më të larta të sigurisë.

“Në takim u diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe për thellimin e raporteve mes dy vendeve, ndërsa kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës ndër vite”, ka njoftuar LDK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me homologen e…