Abdixhiku takohet me deputetin e Bundestagut: E njoftova me vizionin tim për Kosovën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka takuar deputetin gjerman të Bundestagut, Peter Beyer.
Abdixhiku e ka njoftuar deputetin gjerman me vizionin e tij për një Kosovë të fortë ekonomikisht si dhe me dyer të hapura drejt komunitetit euroatlantik.
“Sot, në Prishtinë, pata një drekë pune me deputetin gjerman të Bundestagut, Peter Beyer. Si një mik i palëkundur i Kosovës, si një ndër kontribuuesit më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor, Peter ka qenë gjithnjë zë i fuqishëm i interesave të Republikës sonë në katër mandatet paraprake në Bundestag e në secilin funksion brenda CDU-së. Takimet me të janë gjithmonë të veçanta. E njoftova për përgatitjet tona për zgjedhjet e 9 shkurtit, sikurse dhe vizionin tim për një Kosovë të fortë ekonomikisht, me mundësi për investime e jetë të mirë, e me dyer të hapura drejt komunitetit euroatlantik”, ka shkruar Abdixhuiku në “Facebook”.