Abdixhiku takohet me kryeministrin kroat: Rrugëtimi euroatlantik i Kroacisë, model për shtetet e Ballkanit

30 prill 2025 | 15:04

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se në ditën e dytë të Kongresit të Partive Popullore Evropiane (EPP) në Valencia është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i cili ka qenë i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Gordan Grliq Radman.

Ai ka thënë se kryeministrin dhe qeverinë kroate e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës, në veçanti e ka falënderuar për kontributin dhe gatishmërinë e treguar për marrëveshjen trepalëshe në fushën e mbrojtjes në mes të Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë.

“Rrugëtimi euroatlantik kroat mbetet model shembullor për secilin shtet tjetër në Ballkanin Perëndimor. Miku ynë, kryeministri Plenkoviq në çdo paraqitje e fjalim të EPP-së, tash e sa vite, ka qenë zë i dytë për Kosovën. Mbështetemi në ta, llogarisim në ta. Në takime tjera bilaterale, takova ministren Federale të Austrisë për Evropë, znj,Claudia Plakolm si dhe ministren e Suedisë për Evrope, znj. Jessica Rosencrantz”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Institucioni i Avokatit të Popullit ka kërkuar nga Zyra e…