Abdixhiku takohet me Ramën

20 qershor 2022 | 12:43

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është takuar sot në Prishtinë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Abdixhiku ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë kur trajtojnë hapur e afër çdo temë e rrugëtim.

“Kafen e mëngjesit e pimë bashkë në Prishtinë; afër Sheshit Skënderbeu. Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë kur trajtojnë hapur e afër çdo temë e rrugëtim”, ka shkruar lideri i LDK-së në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edin Dzeko mund të largohet nga Interi vetëm pas një…