Abdixhiku takohet me shefin e KAS-it, bisedojnë për situatën politike në Kosovë

26 janar 2023 | 16:46

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim shefin e zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung (KAS) për Kosovë, Daniel Braun, me të cilin ka biseduar për situatën aktuale politike në vend.

“Gjatë takimit të sotëm mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe shefit të zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung për Kosovë, Daniel Braun është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, qëndrimet e LDK-së si dhe për bashkëpunimin mes LDK-së dhe KAS në të ardhmen. Roli dhe kontributi i KAS-it, në edukimin politik si dhe fuqizimin e shumë të rinjve dhe grave është i pazëvendësueshëm.  Kryetari Abdixhiku falënderoi KAS-in për mbështetjen që i kanë dhënë LDK-së dhe forumeve të saj si partner i vetëm në Kosovë. LDK ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me KAS tash e shumë vite në promovimin e vlerave demokratike në shoqërinë tonë”, ka njoftuar LDK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Trieste të Italisë është nënshkruar kontrata në mes të…