Abdixhiku takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë: Ju konsideroj partnerë dhe patriotë
20 dhjetor 2024
| 14:00
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, gjatë takimit me 150 bizneset më të mëdha në Kosovë, ka deklaruar se i konsideron ata partnerë dhe si patriotë modern të zhvillimit të vendit.
Gjatë takimit Abdixhiku, ka thënë se fatkeqësisht sot, në tavolinën e zareve të pushtetit qëndron lufta ideologjike ndaj ndërmarrësve të vendit.
“Ju konsideroj si partnerë, ju konsiderojë si patriotë modern të zhvillimit të vendit. Ju konsideroj si forca e vetme me të cilin mund ta shtroj vizionin tim përpara! Sepse ju konsideroj si partnerë dhe si patriotë modern të zhvillimit të vendit, ndjejë dhe përgjegjësi të ju takoj dhe t’ua shpalosi planet tona”, ka thënë Abdixhiku.