Abdixhiku takon 52 bizneset më të mëdha në Shtime: Kosova mundet më mirë!
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka qëndruar të premten në qytetin e Shtimes.
Ai ka takuar përfaqësuesit e 52 bizneseve më të mëdha të kësaj komune.
“Aty pata takim me 52 bizneset më të mëdha të kësaj komune. Dëgjova për pikëpamjet dhe brengat e tyre; siç dhe u prezantova projektet kryesore ekonomike të ‘Rrugës së re’. Prezenca e madhe e tyre ishte shenjë e një lidhjeje natyrale që si parti e djathtë kemi me sektorin privat; ndërsa bashkëbisedimi i hapur ishte një mundësi e re drejt përafrimit tonë të vërtetë”, ka shkruar ai në “Faebook”.
Abdixhiku ka thënë se Kosova është shumë e pasur për të qenë kaq e varfër.
“Kosova ka njerëz, iniciativë e sektor privat që mund ta bëjnë zhvillimin fare të lehtë! Fatkeqësisht, mungesa e ambicies së popullistëve ka shkaktuar mungesë të investimeve qeveritare. Mungesa e investimeve ndërsa ka vendosur vendin në deficit rekord tregtar 5 miliardësh, inflacion rekord 30% e rritje ekonomike më të ulëtën në paspavarësi. Kosova mundet më mirë! Do ta bëjmë më mirë!”, ka theksuar Abdexhiku.