Abdixhiku takon ambasadorin suedez, bisedojnë për zhvillimet në Kosovë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka takuar ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.
Abdixhiku dhe Westerlund kanë biseduar për situatën politike në vend, ku theks të veçantë kanë pasur relacionet e Kosovës me aleatët.
“U ritheksua qëndrimi i LDK-së karshi kësaj situate, ndërsa kryetari Abdixhiku shpalosi idenë dhe iniciativën e tij dhe të LDK-së për aktivitetin gjithëpërfshirës me gjithë akterët në vend që formojnë dhe kanë ndikim në opinionin publik (takime konsultative me gazetarë dhe opinionistë, shoqëri civile, profesorë, diplomatë dhe ish-diplomatë si dhe biznese) dhe akterë tjerë të shoqërisë tonë që besojnë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës”, është thënë në njoftimin e LDK-së.
Po ashtu, ata kanë biseduar edhe për aktivitetet e LDK-së dhe mundësitë e bashkëpunimit.