
Abdixhiku takon deputetët e rinj të LDK-së, mungon Hoti
10 prill 2025
| 14:10
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është takuar me deputetët e rinj të kësaj parti.
Ai ka thënë se ky ka qenë takimi i parë me deputetë e LDK-së që do të jenë zëri i 171 mijë votueseve të kësaj partie.
“Nga takimi i parë i grupit të ri parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mes deputetëve të rinj e atyre me plot përvojë, mes zërit të 171 mijë votuesve tanë, në rrugëtimin e palëkundur për Lidhjen tonë, për Republikën tonë, për qytetarët tanë! Një zë, një shtëpi, një qëllim!”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.
Ajo që vërehet në fotot e publikuara nga Adixhiku është mungesa e deputetit Avdullah Hoti, i cili para disa javësh ka kërkuar ndryshime në lidershipin e LDK-së.