Abdixhiku takon djalin e Fehmi Aganit

06 maj 2021 | 14:05

Në 22-vjetorin e vrasjes së nënkryetarit të LDK-së, Fehmi Aganit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar djalin e akademikut të njohur.

Në profilin e tij në “Facebook”, Abdixhiku ka shkruar se Agani ishte ndër ideologët më të dalluar të shtetit të Kosovës.

Sipas tij, ai do të kujtohet gjithëherë si një burrështetas i urtë dhe i palodhshëm.

 

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Mentor Aganin e takova sot, pikërisht në këtë ditë të 6 majit, për të gjetur tek ai kujtimet e babait të tij, Fehmi Aganit, i cili 22 vjet më parë u vra nga forcat serbe.

Si një ndër ideologët më të dalluar të shtetit të Kosovës, ai do të kujtohet gjithëherë si një burrështetas i urtë por i palodhshëm; modest në veprimin politik por i dashur nga të gjithë. Nga Mentori mësova dhe për anën tjetër të tij – të përditshmërisë.

Profesor Agani i dha frymë formimit tonë ideologjik, politik e shtetëror. Prandaj dhe u vra si hakmarrje e dëmtim ndaj shtyllës sonë intelektuale e udhëheqëse për shtetësi.

Si pjesë e gjeneratës së artë të Lirisë, Pavarësisë e Demokracisë, ai ka motivuar mendjet e tashme e do t’i motivojë edhe ato të ardhshme. Rruga intelektuale dhe politike e tij mbetet udhërrëfim e mision i pashterrshëm për ne në LDK.

May be an image of 1 person, sitting and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga…