Abdixhiku takon drejtorin e NDI-së, flasin për zhvillimet politike në vend

05 shtator 2022 | 19:38

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim drejtorin rajonal të NDI-së për Evropën Juglindore, Robert Benjamin, me ç’rast diskutuan për zhvillimet politike në vend, procesin e reformimit të LDK-së, si dhe për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë.

Abdixhiku, pasi që e vlerësoi lart rolin e NDI-së, shprehu bindjen se thellimi i bashkëpunimit me këtë organizatë është në interes të LDK-së dhe të Kosovës.

Gjatë takimit, Abdixhiku e njoftoi drejtorin Benjamin për vazhdimin e procesit të riorganizimit të LDK-së, të cilën e cilësoi si domosdoshmëri për avancim dhe demokratizim të mëtutjeshëm.

Abdixhiku falënderoi drejtorin Benjamin për kontributin e tij dhe të NDI-së, dhe shtoi se angazhimi i kësaj organizate i nevojitet Kosovës në forcim dhe konsolidim të vlerave demokratike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar për…