Abdixhiku takon kongresmenin demokrat, Ritchie Torres

17 nëntor 2022 | 23:35

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po vazhdon vizitën në ShBA.

Ai në Kongres u prit nga kongresmeni demokrat Ritchie Torres, njëkohësisht bashkëkryesues i Grupit për Shqiptarët në Kongresin Amerikan.

“Patëm një diskutim të hapur e shumë përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit në Kosovë e rajon. Biseduam dhe për aspiratat e popullit të Kosovës në rrugëtimin euroatlantik si dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së SHBA-ve në këtë rrugëtim. Si njohës i mirë i çështjes shqiptare dhe nevojave të Republikës sonë, Kongresmeni Torres ofroi mbështetje të parezervë”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Ai e ka falënderuar për gjithë kontributin e dhënë në Kongres për Kosovën.

“Në veçanti, populli ynë do të jetë gjithmonë mirënjohës për angazhimin e pandalshëm të tij drejt zbardhjes së fatit të të zhdukurve dhe nevojës për vënie të drejtësisë nga lufta e fundit në vend”.

“Kongresmenin Torres do të jetë këtë javë për vizitë në Kosovë. Përveçse do të gjej një vend të bukur me histori plot, do të gjej dhe një popull mirënjohës për rolin e SHBA-ve në Kosovë”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi tha se asnjëherë nuk…