Abdixhiku takon nënsekretarin e Finlandës, Kai Sauer, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
25 qershor 2021
| 10:39
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim nënsekretarin e shtetit finlandez për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kai Sauer, me të cilin ka biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas komunikatës për medie të LDK-së, Abdixhiku ka njoftuar Sauerin për prioritetet e tij, në zhvillimin ekonomik, luftimin e korrupsionit, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet lokale.
Të dyja palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit dhe fuqizimin e pozicionit të Kosovës në proceset e saj integruese dhe zhvillimore.