Abdixhiku takon qytetarët në kryeqytet: Kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme

25 janar 2023 | 11:49

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, sot ka vizituar njërin nga tregjet e pemëve, perimeve e produkteve bazike në kryeqytet.

Ai ka takuar qytetarë të shumtë, të cilët kanë theksuar se “kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme”.

“Me këtë pushtet, mijëra njerëz po përpiqen fort t’i bëjnë ballë rritjes së paprecedentë të çmimeve. Përgjatë dy viteve të shkuara, norma mesatare e inflacionit në Kosovë ka arritur në mbi 20 për qind, përderisa çmimet e produkteve bazike janë rritur për mbi 50 për qind. Kaq shumë ndryshim në kaq pak kohë, nuk ka pasur asnjëherë. Pavarësisht kësaj rritjeje, qeveria nuk ka ofruar asnjë zgjidhje dhe jetën e dinjitetshme që familjet kosovare e meritojnë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka bërë me dije se propozimet e LDK-së janë refuzuar deri më tani, jo sepse nuk ishin adekuate, por sepse ishin të LDK-së.

“Nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të heqim TVSH-në në produktet bazike, të ulim çdo barrë tatimore tani, dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin. Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritet çmimi i karburantit në vend. Në mbledhjen e sotme,…