Abdixhiku takon shefin e EULEX-it, e njofton për programin e LDK-së në fushën e drejtësisë

22 prill 2021 | 13:41

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim shefin e misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX), Lars – Gunnar Wigemark.

Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin Wigemark në lidhje me pozicionin dhe programin e LDK-së për fushën e drejtësisë si dhe rolin konstruktiv të LDK-së si parti opozitare në Kuvendin e Kosovës.

Ambasadori Wigemark ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen e institucionve të Kosovës në rrugëtimin e tyre në sundimin e ligjit.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u diskutua për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të avancimit të sundimit të ligjit në vendin tonë dhe procesin e integrimit evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja dhe njëherësh aktorja, Arta Nitaj, është mjaft aktive me…