Abdixhiku takon Zaevin në Shkup, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike në rajon

19 gusht 2021 | 16:38

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është pritur të enjten në Shkup nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Abdixhiku gjatë kësaj vizite ishte i shoqëruar edhe nga nënkryetari Lutfi Haziri.

Në ketë takim mes Abdixhikut dhe Zaevit, është diskutuar perspektiva e dy vendeve fqinje, zhvillimet e fundit politike në rajon, si dhe bashkëpunimet partiake në mes të përfaqësuesve politikë të Kosovës e Maqedonisë Veriore në vazhdimësi.

Abdixhiku dhe Zaevi theksuan se dy vendet, si dy shtete të afërta, duhet të ruajnë e kultivojnë partneritetin dhe bashkëpunimin ndërshtetëror.

Në takim kryetari i LDK-së, Abdixhiku ka ritheksuar se çdo bashkëpunim ekonomik rajonal nuk mund të jetë i plotë pa përfshirjen e gjithë shteteve të Ballkanit Perëndimor; edhe më pak pa përfshirjen e Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë se mbi të gjitha, bashkëpunimi ekonomik duhet të paraprihet nga pranimi i realitetit politik, si parakusht i një rajoni prosperues.

Palët u dakorduan të vazhdojnë takimet e komunikimet e hapura e të drejta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Drenica ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me dyshen…