Abdixhiku te familja e ish-presidentit Rugova: Festuam ditëlindjen e atit themeltar të Republikës së Kosovës

02 dhjetor 2024 | 13:54

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Andixhiku, ka vizituar të hënën familjen e ish-presidentit të ndjerë të Kosovës Ibrahim Rugova.

Vizitën ai e ka bërë për nder të ditëlindjes së 80-të të tij.

Ai ka thënë se në këtë vizitë nuk ishte i vetëm.

Abdixhikun në vizitë tek familja Rugova e shoqëruan udhëtarët e bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit Alush Gashi dhe Muhamet Hamiti.

“Në 80-vjetorin e lindjes së Atit Themeltar të Republikës së Kosovës, presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, vizitova zonjën Fana dhe familjen Rugova. Vizitën e bëra i shoqëruar me udhëtarët e bashkëpunëtorët e ngushtë të Presidentit; udhëtarë e bashkëpunëtorë të mi edhe sot, profesor Alush Gashin dhe profesor Muhamet Hamitin”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Abdixhiku ka thënë se sikurse çdo vit, gruaja e ish-presidentit Rugova kishte përgatitur ëmbëlsirën e preferuar të bashkëshortit të saj të ndjerë.

“Në traditën tashmë të parvjetme të shënimit të kësaj ditëlindjeje, zonja Fana kishte përgatitur ëmbëlsirën ‘Tiramisu’, të preferuarën e presidentit të shijuar për herë të parë në Romë. Presidenti ka vetëm ditëlindje!  80 vjet më parë, lindi shqiptari më i madh i kohërave. Pjesa tjetër është një histori e paarritshme, e papërsëritshme.  Ajo na qëndron sot si dritë udhërrëfyese për të bërë të ardhmen!”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika…