Abdixhiku: Themelimi i nëndegëve të reja në Mërgatë, prioritet i angazhimit tonë partiak
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se themelimi i nëndegëve të reja në Mërgatë mbetet prioritet i angazhimit të tyre partiak.
“Nga 4 nëndegë aktive sa i kishim 3 vite më parë, sot i kemi themeluar e riaktivizuar plot 58 sosh. Nga takimi i punës në Mynih për themelimin e nëndegëve të reja në Gjermani, ftoj secilin të djathtë, në çdo anë, t’i bashkohet nismës sonë në Mërgatë. Kjo shtëpi e madhe e demokracisë është e hapur për çdo bashkëmendimtarë e bashkëatdhetarë, që aktivitetin e akcionin politik e sheh si formë të një ideali jetësor”.
“Ekipi politik për mërgatë, Anton Quni, Sokol Haliti, Armend Zemaj, Jehona Lushaku Sadriu, Visar Azemi, Shkumbin Gashi e plot të tjerë, po bëjnë punë të jashtëzakonshme. Shtrirja jonë politike mbetet angazhimi parësor i tyre! Le ta bëjmë ‘Rrugën e Re’ bashkë!”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.