Abdixhiku thotë se pas certifikimit të rezultateve do ta nis ‘Turneun e Falënderimit’

03 mars 2025 | 11:59

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se pas pas certifikimit të rezultateve do të nis Turneun e Falënderimit.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai shkruar se u ka premtuar qytetarëve se nuk do të shihen vetëm në zgjedhje.

“Së shpejti, pas certifikimit të rezultateve, do të nisi ‘Turneun e Falënderimit’. Sepse ju kam premtuar! Ju kam dhënë fjalën se nuk do të shihemi vetëm në zgjedhje”.

“Do të takoj gjithë ata që u rreshtuan në thirrjen time për ndryshim. Këtë herë nuk ishim mjaft. Por u bëmë më shumë. Do të bëhemi dhe më shumë”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka hapur fjalimin e tij…