Abdixhiku: Trashëgimia e Feratit do të mbetet shembull frymëzimi për shumë breza

30 janar 2022 | 15:07

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar ish-nënkryetarin e kësaj partie, Fadil Ferati, në 12 vjetorin e ndarjes nga jeta.

Sipas njoftimit të LDK-së, Abdixhiku ka thënë se trashëgimia e vyer intelektuale dhe politike e  Feratit do të mbeten shembuj frymëzimi për shumë breza.

“Sot, në 12 vjetorin e ndarjes nga jeta të  Fadil Feratit, nderojmë me respekt dhe mirënjohje të thellë kujtimin, sakrificën dhe trimërinë e tij. Fadil Ferati i takon plejadës së intelektualëve dhe veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare, që nuk u ndalën së punuari për të mirën e vendit deri në frymën e fundit. Ai ishte njëri nga themeluesit e degës së LDK-së në Istog. Jeta dhe vepra e tij janë të lidhura ngushtë me fatin e Kosovës për liri e pavarësi; angazhimi i tij shoqëror e politik ishte misioni dhe vizioni i tij për qeverisje të mirë, dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve; kryetar besnik për të gjithë istogasit. Trashëgimia e vyer intelektuale dhe politike e tij mbeten shembuj frymëzimi për shumë breza për t’i shërbyer me përkushtim, dinjitet dhe krenari vendit.  I përjetshëm kujtimi për Fadil Feratin!”, është thënë në njoftimin e LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…