
Abdixhiku tregon se çka bisedoi me presidenten Osmani
12 prill 2021
| 23:30
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është pritur në takim nga Presidentja Vjosa Osmani.
Abdixhiku në llogarinë e tij në “Facebook” ka bërë të ditur se i ka uruar Osmanit sukses në promovimin e shtetit, mbrojtjen e Kushtetutës e përfaqësimin e unitetit në vend.
“Sot, në orët e pasdites, takova Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu. Zhvilluam një bashkëbisedim të hapur, të drejtë e substancial për temat me interes kombëtar”.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, në cilindo kapacitet, do të përkushtojë gjithë potencialin e vet në bërjen e Kosovës vend që e kemi ëndërruar përherë”.
“Presidentes i urova sukses në promovimin e shtetit, mbrojtjen e Kushtetutës e përfaqësimin e unitetit në vend”.