Abdixhiku udhëton për në Bukuresht, do të takohet me liderët e djathtë të Evropës
04 mars 2024
| 12:24
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka udhëtuar për një vizitë në Bukuresht të Rumanisë.
Sipas raportimeve në medie, Abdixhiku në Rumani do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (EPP), pjesë e së cilës është edhe LDK-ja.
Lideri i LDK-së pritet të takohet me liderët e djathtë të shteteve evropiane dhe do të ketë aktivitete për disa ditë.
Kjo vizitë e Abdixhikut vjen para zgjedhjeve të ardhshme evropiane që zhvillohen në 27 vende anëtare të bllokut mes 6 dhe 9 qershorit të këtij viti.
LDK-ja është pjesë e Partive Popullore Evropiane (EPP) për më shumë se një dekadë.