Abdixhiku uron Tuskun: Ka qenë dhe do të jetë mik i madh i Kosovës

12 dhjetor 2023 | 16:50

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar Donald Tuskun pas zgjedhjes së tij kryeministër i Polonisë.

Me këtë rast, Abdixhiku ka thënë se Tusku ka qenë dhe vazhdon të jetë një mik i madh i Kosovës dhe popullit tonë.

Donald Tusk është zgjedhur kryeministër i Polonisë.  Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë një mik i madh i Kosovës dhe popullit tonë. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë një mbështetës i Lidhjes Demokratike të Kosovës brenda politikës evropiane në secilin rol që kishte deri më tani. Një vit më parë, në takimin e zhvilluar në Roterdam, më tha se po kthehej në vendlindje për të fituar garën që i ishte vënë përballë dhe se Kosova e LDK-ja do të kenë një derë të hapur më shumë.  LDK-ja do të vë në dispozicion të Republikës relacionin e afërt që ka me Donald Tusk”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stacioni i Autobusëve të Gjakovës, dita ditës është duke ofruar…