Abdixhiku vazhdon takimet tradicionale, odë me odë në Isniq të Deçanit dhe Vranoc të Pejës
Isniqi i Deçanit dhe Vranoci i Pejës ishin dy vendet e fundit të vizituara sot nga kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, në kuadër të ‘Turneut të Ndryshimit’ të kësaj partie.
Takimet shtëpi për shtëpi mbesin “qëllime primare të kthimit të LDK-së tek adresa e vet identitare, tek populli”, shtoi Abdixhiku, ndërsa shtoi se “rikthimi mes njerëzve” ka qenë “qëllim primar i LDK-së”.
Postimi i plotë:
Mbrëmjen s’mund ta mbyllja pa u ndalur në Isniq të Deçanit e në Vranoc të Pejës. Aty na prisnin kryefamiljarë në dy oda të mbushura plot!
Përtej ‘Turneut të Ndryshimit’ e takimeve programore, mbrëmjet mes qytetarëve tanë – pra takimet nëpër oda e ambiente familjare – mbesin jo vetëm takime origjinale, por dhe takime me qëllime primare të kthimit të LDK-së tek adresa e vet identitare, tek populli. Sa herë që LDK ka mbajtur veten mes njerëzve të Kosovës, ka pasur edhe forcën edhe mbështetjen e domosdoshme. Devijimet eventuale kanë prodhuar pasoja fatale. Rikthimi ynë këtu, mes njerëzve tanë, ka qenë qëllimi im primar tash e sa kohë. Dhe tani që jemi në origjinë, marrim gjithë mbështetjen për ndryshim!
E djathta po bashkohet!
Mbështetja popullore po ofrohet!
Ndryshimi po vjen! ✌️