Abdixhiku: Vendi ynë ka nevojë për një projekt të ri politik

26 maj 2022 | 22:55

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nisur takimet me qytetarë për planifikimin e programit qeverisës.

Në kuadër të nismës për takime rajonale, të enjten mbrëma, në Lipjan, u tha se platforma e tyre politike, “Lidhja për të ardhmen” merr kuptim vetëm atëherë kur buron e ndërtohet nga qytetarët, punëtorët, ndërmarrësit, grupet e interesit e profesionistët e fushave.

“Sonte, nën temëm ‘Qytetet tona: Digjitalizimi, Planifikimi dhe Transformimi’, prezantuam pikëpamjet tona rreth qeverisjes lokale. Lipjani ishte nikoqir i këtij takimi. Përparimi, Xhafa, Vlora, Blerta dhe Imriu, paraqitën sfidat e vizionet e tyre. Morrëm dhe mendime e sugjerime të vlershme gjatë diskutimeve të hapura me qytetarë. Ato do të shtresohen në programin më përmbajtësor që Kosova ka pasur ndonjëherë”, ka thënë lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai ka theksuar se ditëve, javëve e muajve në vijim, LDK do të bashkëbisedojë me qytetarë në çdo anë të Kosovës e në mërgatë.

“Vendi ynë ka nevojë për një projekt të ri politik, që i jep drejtim zhvillimit shoqëror, ekonomik e rrugëtimit tonë euro-atlantik. Këtë projekt të ri, do ta ndërtojmë bashkërisht sot, për ta implementuar në qeverisje nesër. Takimin e radhës rajonal do ta mbajmë tek Gazi në Pejë; me qytetarë të anës së Dukagjinit”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finlanda ka në dispozicion 500 bunkerë që thuhet se mund…