Abdixhiku: Vetëm nga Kurti nuk mora konfirmim

02 shtator 2021 | 21:12

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot në mëngjes ka ftuar të gjithë liderët e partive parlamentare për një pakt partiak rreth shkurtimit të fushatës zgjedhore nga 30 ditë në 10 ditë, kjo për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore në vend.

Abdixhiku ka njoftuar se ka marrë përgjigje pozitive nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj si dhe nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Ndërsa thotë se nuk mori ende as një konfirmim nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai e ka ftuar sërish që t’i bashkangjitet kësaj nisme.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Në orën 11:45, kam marrë përgjigje pozitive, në formë të shkruar, nga Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj; madje me një propozim të ri që fushata të mos zgjasë më shumë se 5 ditë.

Në ora 18:00, ndërsa, kam marrë konfirmimin tjetër nga Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqi, i cili, poashtu ka shprehur gadishmëri për një shkurtim eventual të fushatës zgjedhore. I falëndëroj të dy për përgjigjjet e menjëhershme.

Ende nuk kam marrë as konfirmim e as pranim propozimi nga Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, z. Albin Kurti; të cilin e ftoj sërish, t’i bashkëngjitet kësaj nisme e nga aty edhe takimit eventual të të gjithë liderëve për definim formal të paktit në fjalë me gjithë propozimet e deritanishme e të tjerat që mund të vijnë.

Hapat tonë partiak, shërbejnë në mbarëvajtjen e një procesi zgjedhor demokratik, më 17 tetor, të sigurtë për të gjithë, përgjegjës ndaj të gjithëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Polonia ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Shqipërisë. Në…