Abdixhiku: Viti 2025, bizneset tona ende ballafaqohen me mungesë të rrymës

17 janar 2025 | 16:44

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar të premten një biznes në Pejë.

Por, Abdixhiku shpreh një hall për bizneset. E ajo është problemi me rrymë.

“Eksport, punësim, vlerë! Por, probleme me rrymë! Viti 2025 e bizneset tona që krijojnë ballafaqohen me probleme bazike, sikurse energjia elektrike!”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Ai ka shtuar se nën qeverisjen e tij, bizneset e vendit do të trajtohen si partnerë në zhvillimin e Republikës, e jo të gozhdohen e as të shantazhohen.

“Me qeverinë tonë të ardhshme, bizneset e vendit do të trajtohen si partnerë në zhvillimin e Republikës; jo të gozhdohen e shantazhohen! Politikat tona do të drejtohen nga ta; sepse besojmë në zhvillim, sepse jemi të djathtë! Bashkë me ta, do ta ndërtojmë të ardhmen e ndritur për Kosovën dhe për qytetarët tanë!”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK, ka përcjell me shqetësim…